Emiratet e Bashkuara Arabe njohin patentë shoferët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ky takim ka shënuar arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takim nga Zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan. Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse. Biseduam me Lartësinë e Tij Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë tona dhe gjej rastin ta falënderoj sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Gjithashtu, ai ka falënderuar ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritëm të finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentë shoferëve të cilën u nënshkrua sot.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika