Shpërthim në Hagë, raportohet për disa të lënduar

Një shpërthim tronditi një lagje në Hagë herët të shtunën, duke shkatërruar disa apartamente dhe duke lënduar disa njerëz, bënë të ditur  autoritetet

Një shpërthim tronditi një lagje në Hagë herët të shtunën, duke shkatërruar disa apartamente dhe duke lënduar disa njerëz, bënë të ditur  autoritetet.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë. Autoritetet e urgjencës njoftuan se katër persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në spital, por nuk mund të thonë se sa njerëz mund të jenë ende nën rrënoja.

Ekipet shëndetësore  po qëndronin në vend në pritje të viktimave të tjera.

Zëdhënësi i spitalit lokal tha se ata ishin në gatishmëri për t’u marrë me të lënduarit, raporton AP. 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika