“Specialja po tregon muskujt”, avokati Selimaj me kritika: E çuditshme akuza e re për Thaçin”

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi të premten një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Avokati, Meshar Selimaj ka thënë se është “interesante dhe e çuditshme” ngritja e kësaj aktakuze të re nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Selimaj tha se kemi të bëjmë me “tregim muskujsh” të Gjykatës Speciale ndaj aktakuzës së re ndaj Thaçit.

Selimaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se “tentativat e tilla” kanë tendenca për “humbjen e shpresave për liri” nga ana e ish-presidentit, Thaçi.

“Interesante dhe e çudtishme sepse në këto momente kemi këtë aktakuzë të tillë me bazë juridike dhe kualifikim ligjor përderisa pretendohet se ngjarjet kanë ndodhur në 2023. Ky moment konsiderojmë se kemi të bëjmë me tregim muskujsh të Gjykatës Speciale. Dhe në veçanti ndaj Hashim Thaçit. Tentativat e tilla kanë tendencë që përfundimisht të i humbas shpresat për liri. Nuk dihet se dëshmitarët  apo personat që kanë dëshmuar ose kanë pasur për të dëshmuar nëse janë dëgjuar apo intervistuar nga Prokurori I Specializuar”, tha Selimaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika