Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës, atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel, Oliver Palkowitsch.
Maqedonci me anë të një postimi në “Facebook” tregon se nënkolonelin e ka nderuar me një certifikatë falënderimi për shërbimin dhe kontributin e tij në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë.
“Sot prita në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Oliver Palkowitsch. Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetje në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetin gjerman nënkolonelin e nderova me certifikatë falenderimi. Nënkolonelit Palkowitsch i dëshiroj suksese në detyrën e tij të re, ashtu si dhe pasuesit të tij nënkolonel Marc Abendroth”,, ka shkruar Maqedonci.