“Thirrje për kujdes”, Policia: Jeta virtuale vlen sa ajo reale

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të përdoret me kujdes rrjeti social “TikTok” dhe ka kërkuar që të raportohen sfidat, në mënyrë që të parandalohen pasojat për shëndetin dhe jetën.

Policia përmes një postimi në “Facebook” tha të martën se “bota virtuale është po aq e rëndësishme sa jeta reale”. Ajo iu bëri thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga përmbajtjet në rrjetet sociale dhe të mos bëhen pjesë e lojërave që rrezikojnë jetën.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, në veçanti ndaj platformës TikTok, në të cilën kohe pas kohe publikohen sfida të ndryshme për të rinjtë/fëmijë, e të cilat nëse provohen mund të shkaktojnë pasoja në shëndetin dhe jetën e tyre. Policia e Kosovës po ashtu u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që të raportojnë në Policinë e Kosovës në rast se hasin në sfida të tilla, në mënyrë që të parandalohen pasojat të cilat mund të shkaktohen nga realizimi i tyre”, thuhet në njoftimin policor.

Autoritetet iu bënë thirrje fëmijëve që të bisedojnë me prindërit ose mësuesit për sfidat e tilla në internet.

“Të dashur fëmijë dhe prindër, kujdesi në botën virtuale është po aq i rëndësishëm sa ai në jetën reale. Mos u mashtroni nga ajo që shihni në rrjetet sociale dhe mos bëni pjesë në lojëra që rrezikojnë jetën. Bisedoni hapur me prindërit dhe mësuesit tuaj – vetëm së bashku mund të mbrojmë veten dhe të tjerët”, thuhet tutje në njoftim.

Sociologët kosovarë kanë bërë thirrje që Tiktoku të hiqet nga përdorimi për shkak të rreziqeve që bart.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika