Kurti insiston që prokurorët t’i shkojnë në zyrë për ta intervistuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit të vendit Albin Kurti, për intervistim në cilësinë e dëshmitarit pasi ai nuk iu përgjigj ftesës së parë të dërguar dit më parë. 

Ftesën e prokurorisë për kryeministrin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për të cilën ai ka thënë se si kabinet qeverisës i janë përgjigj.

“Prokuroria Speciale ka përcjellur një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Kabineti i Kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Ai tutje ka thënë se referuar praktikave të më hershme presin që prokuroria të përgjigjet “pozitivisht” “ofertës” së kryeministrit.

“Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, ka thënë Kryeziu.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika