Gjashtë të vdekur nga shpërthimi i një cilindri me gaz në Çeki

Gjashtë persona kanë vdekur kur një cilindër gazi shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës, kanë bërë të ditur shërbimet e urgjencës të dielën. 

Tetë persona janë lënduar nga shpërthimi i zjarrtë që ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth, ka njoftuar në X, shërbimi çek i shpëtimit nga zjarri, raporton Reuters.

“Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët, një pajisje ngrohëse është përmbysur duke shkaktuar zjarr”, kanë thënë zjarrfikësit.

Edhe ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, i ka thënë Radios Çeke se shkaku ka të ngjarë të jetë një ngrohëse me gaz që është përmbysur në kopshtin e përparmë të restorantit.

Brigada e zjarrfikësve ka thënë se kishte shpëtuar një mysafir të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në një banjë. eRreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit, ka bërë të ditur Radio Çeke.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika