Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin kanë biseduar për t’i thelluar mardhëniet e mira në mes të dy vendeve

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glakuk Konjufca, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, thuhet se Konjufca e ka falënderuar ambasadorin gjerman, për “mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës”.

Konjufca, ka theksuar se shteti gjerman, është një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Për miqësinë mes dy vendeve, sipas njoftimit ka folur edhe ambasadori gjerman, i cili ka thënë se Kosova dhe Gjermania janë mike me njëra tjetrën.

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca

“Ambasadori Rohde u shpreh se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht mes vete, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe angazhimit të përbashkët për perspektivën e Kosovës në familjen e shteteve evropiane”, shkruhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se dy shtetet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes vete.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika