Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, Ramush Haradinaj ka votuar në orën 9:00 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Ai ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja, Anita Haradinaj dhe fëmijët e tyre.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.