KQZ: Integriteti i votës nuk është cenuar, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] ka thënë se integriteti i votës së 9 shkurtit nuk është cenuar e se pavarësisht problemeve në proceset e deritashme, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta.

KQZ-ja në një komunikatë për media të mërkurën ka thënë se është e “përkushtuar maksimalisht” që të kryhet sa më shpejt numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, të numërohen votat me kusht, atyre të personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.

“KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, nisi numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike në Prishtinë, Lipjan, Obiliq e Partesh. Pos Prishtinës që ka pasur probleme të herëpashershme, sipas KQZ-së në komunat tjera po zhvillohet procesi pa ndonjë problem.

Gjatë ditës do të nisë numërimi i votave edhe në qendra të tjera, ka njoftuar KQZ-ja.

KQZ-ja ka thënë po ashtu se i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë që ta sqarojnë situatën e problemeve të mosfunksionimit të platformës online për rezultatet përfundimtare.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika