Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e akuzuar se po dëmton qëllimisht ish-liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë përmes veprimeve të saj.

Ai ka theksuar se për Gjykatën Speciale në Hagë ka zgjidhje, por sipas tij, nuk ka shtet e pushtet për këtë.

“Nuk kemi as shtet, as pushtet. Kur kryeministri në parlament u thotë ambasadorëve të huaj ‘ja ku janë kriminelët, sillni ata’, çfarë mund të presësh më shumë? Kur ministrja e Jashtme dërgon akuza në Hagë dhe ministri i Financave thotë se liria do të kishte kushtuar më lirë me mercenarë sesa me gjakun e…,” ka deklaruar Tara në Debat Plus.

Ai ka shtuar se shteti duhet të veprojë për të mbrojtur ata që kontribuuan në luftë, por sipas tij, qeveria aktuale nuk ka as vullnet dhe as qëllim për ta bërë këtë.

LEXO EDHE:

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika