Kurti kujton familjen Jashari: Jemi përcaktuar në udhën e Epopesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së tha se tri ditët e marsit na kanë përcaktuar ritmin e mendimit e pastaj t’a ruajmë në ritmin e historisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sakrificën e familjes Jashari në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së tha se tri ditët e marsit na kanë përcaktuar ritmin e mendimit e pastaj t’a ruajmë në ritmin e historisë.

Sipas Kurtit, secili përvetësim i epopesë së luftës është korruptim i idealit dhe i luftës.

“Sot na ndajnë 27 mote prej ngjarjes me të lavdishme. Ato tri ditë të marsit i kemi quajtur Epopeja e UÇK-së… Kjo na ka përcaktuar ritmin e mendimit dhe veprimit politik dhe jo vetëm. Na takon neve ta ruajmë atë ritëm të bërjes së historisë. Çka është përcaktimi i ritmit, atë e gjejmë në fjalët e bacës Rifat ku tha ‘mbi luftën e gjakun të gjejmë gjuhën e përbashkët’. Epopeja e UÇK-së ka vetëm një adresë lirinë nga pushtuesi serb dhe një horizont bashkimin tonë. Ngjarjet e marsit janë një ngjarje e përkryer, ngjarje që përcakton fushën e veprimit, që nga ajo ditë çdo politikë e jona është politikë e caktuar”, tha Kurti.

Ai ka thënë se ne jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja dhe për katër vite qeverisje, sipas tij është ecur në ritmin e saj.

“Çlirimi i një populli përbënë lirinë që fitohet dhe lirinë që mbrohet. Ne i kemi shpallur zotimet tona si për qeverinë e kaluar, si për të ardhmen për luftë ndaj korrupsionit. Ne jemi në udhën e përcaktuar nga Epopeja dhe për katër vite qeverisje kemi ecur në ritmin e saj dhe perspektiven e hapur prej saj”, tha ai.

Sipas kryeministrit, “emrat Shaban, Adem e Hamëz janë kthyer në absolutët tanë”.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika