Konservatorët e Merzit dhe SPD-ja kalojnë pengesën e parë për formimin e Qeverisë në Gjermani

Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet paraprake për formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë, tha Merz për gazetarë të shtunën.

Në Gjermani, ku koalicionet janë zakon, qeveritë zakonisht formohen në dy faza, ku partitë fillimisht zhvillojnë bisedime eksploruese dhe më pas hyjnë në bisedime formale për koalicion.

Këto dy parti po nxitojnë për ta arritur një marrëveshje para javës së ardhshme, kur shpresojnë ta shtyjnë përpara në Parlament lehtësimin e kufizimeve të huamarrjes për Gjermaninë për ta ringjallur rritjen në ekonominë më të madhe të Evropës dhe për t’i rritur shpenzimet ushtarake.

Kancelari në ardhje, Merz, dëshiron ta formojë një koalicion së shpejti dhe ka paralajmëruar se është “koha e fundit” për Evropën që të mbrohet nga një Rusi armiqësore.

Blloku konservator CDU/CSU i Merzit dhe SPD-ja kanë debatuar mbi çështje si imigracioni dhe pagesat e mirëqenies, duke u bashkuar pas një fushate të ashpër zgjedhore.

Këto parti kanë diskutuar gjithashtu çështjen e pajisjes së Ukrainës me raketa me rreze më të gjatë veprimi, Taurus, gjë që kancelari në largim i SPD-së, Olaf Scholz, kundërshton, por Merz mbështet dërgimin e tyre në Ukrainë nën kushte të caktuara.

Në fjalën e tij hyrëse, Merz premtoi masa më të ashpra për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, duke përfshirë kthimin mbrapsht të njerëzve në kufijtë e Gjermanisë dhe zgjerimin e kontrolleve kufitare.

Ai gjithashtu tha se Gjermania duhet të synojë një rritje ekonomike prej 1%-2% dhe premtoi ulje të çmimit të energjisë për të ndihmuar bizneset.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika