Rryma pritet të shtrenjtohet për 15% nga prilli

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga muaji prill.

Lajmi u bë i ditur të premten përmes publikimit të raportit konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, ku parashihet shtrenjtimi i tarifave të rrymës. Sipas njoftimit të ZRrE-së, publikimi i raportit u jep mundësinë palëve të interesuara që të shqyrtojnë dhe të japin komente mbi propozimin e rritjes së tarifave. Afati për dorëzimin e komenteve është deri më 28 mars.

Kjo rritje vjen pas kërkesave të tre kompanive të sektorit të energjisë në Kosovë – KOST, KEDS dhe KESCO – të cilat thonë se nevoja për shtrenjtimin e rrymës lidhet me kostot e larta të importit të energjisë elektrike.

“Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje, Ky publik ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat.” Bazuar në rezultatet e këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15%” – thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika