Alpinistët e bllokuar në Valbonë evakuohen me helikopter

Bashkëshortët alpinistë kishin mbetur të bllokuar. Ata janë evakuuar me helikopter nga maja Zhaporrës në zonën e Valbonës

Momenti i shpëtimi të Alpinistëve, me helikopterë nga majat e Valbonës në Shqipëri, 26.06.2022

Të dielën e 26-të qershorit ekipet e shpëtimit kanë evakuuar nga maja e thepisur e Zhaporrës në Valbonë në lartësi mbi detare 2328 metra, bashkëshortët alpinistë.

Çifti në fjalë ka qenë duke eksploruar zonën, por terreni i thepisur ka prishur aventurën e tyre, teksa njëri për momentin nuk është në gjendje të lëvizë, raporton TCh, përcjell Portali Dukagjini.

Drejt zonës u nisën policët dhe ekipi mjekësor, po për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, u kërkua ndërhyrja e helikopterit.

Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporrës në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi, alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur.

Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.

Dy të dëmtuarit u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika