Kryetari i Preshevës të hënën takon Kadri Veselin në Hagë

Të hënën e 27 qershorit, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, do të udhëtojë drejt Hagës për ta takuar ish-kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli. I bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së, Arifi është shprehur i shqetësuar lidhur me procesin “e padrejtë” që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së

Ish0kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të hënën e 27 qershorit do të udhëtojë drejt Hagës, për t’u takuar me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur Arifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së luftëtarëve të UÇK-së.

Ai është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj  burrështetasve të Kosovës.

“Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të dielën e 19 qershorit kishte takuar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kështu kishte bërë të ditur për Portali D, Ilir Kërçeli – shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit.

“Sot kemi përfunduar vizitën edhe tek Thaqi edhe tek Veseli”, kishte thënë Kërçeli.

Kryeparlamentari Konjufca teksa ka qëndruar për vizitë në Hagë, është takuar me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim.

Gjatë të shtunës së 18 qershorit, Konjufca kishte takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Kërçeli.

Ndër të tjera, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika