35 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se të hënën e 27 qershorit, nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se

në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 830 mijë e 405 doza të vaksinës.

Deri më tani, 823 mijë e 674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 103 mijë e 145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 200 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të hënën e 27 qershorit janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 399.

Në total numri i rasteve aktive është 270.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika