Zogaj padit Dejona Mihalin për shpifje pas akuzave për manipulim votash

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Alban Zogaj, ka ngritur një padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit, zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, pas akuzave të saj për manipulim të votave me postë.

Në një postim në rrjetet sociale, Zogaj theksoi se Mihali e kishte akuzuar atë padrejtësisht për përfshirje në manipulimin e votave të diasporës, një akuzë që ai e quajti “shpifje të pastër”.

Sipas Zogajt, këto akuza synojnë të dëmtojnë integritetin e tij dhe të minojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e VV, pas akuzave të rënda dhe të pabaza që ajo ka bërë kundër meje, ndër tjera. Ajo më ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një shpifje e pastër që synon të dëmtojë integritetin tim dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Unë besoj në ndershmërinë e procesit demokratik dhe nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike. Prandaj, përmes kësaj padie, po mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe parimin se zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe të drejta, të mbrojtura nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve.

Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet!”, ka shkruar Zogaj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika