Shokon Kaçaniku: Që 20 vjet konsumatorët janë trajtuar si fëmijë të braktisur

Selatin Kaçaniku, shoqata “Konsumatori” ka deklaruar se që 19 vite që është pjesë e “Konsumatorit” tregoi se na kanë trajtuar si fëmijë binjak, fëmijë të tepërt, të paregjistruar ose fëmijë pa prind. Ai shtoi se “konsumatori” në kosovë ka sindromën e Kinës, kur është ndaluar riprodhuar ku kanë lindur fëmijë të paregjistruar janë detyruar të migrojnë shkaku i ndalesës.

“Nuk janë të përballueshme. Shqetësuese kjo që ka prekur familjet konsumatore, bizneseve apo qytetarëve për rritjen e çmimeve. Sepse ngritja e çmimit të energjisë elektrike, dhe çdo rritje tjetër nxit automatikisht provokon efektin zinxhiror të çdo artikulli.
Që 19 vite jam në shoqatën si konsumator na kanë trajtuar si fëmijë binjak, fëmijë të tepërt, të paregjistruar ose fëmijë pa prind dhe kemi sindromën e Kinës, kur është ndaluar riprodhuar ku kanë lindur fëmijë të paregjistruar janë detyruar të migrojnë. Tek ne, edhe fëmijët e regjistruar po kërkojnë jetë më të mirë jashtë vendit”, deklaroi Kaçaniku..

Kaçaniku tha se institucionet e vendit konform programit për mbrojtjen e konsumatorit janë të obliguara të kujdesen për qytetarin konsumator dhe qeveria duhet të balansojë çmimin të jetesës, për garantimin e jetës së dinjitetshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika