Fetoshi: Rruga evropiane e Serbisë – “kali rus i Trojës” në BE

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit proruso dhe të sanksionuar nga SHBA, Aleksandar Vulin, në një konferencë për integrimin e Serbisë në BE në Bruksel po shihet si një provokim dhe tallje me Bashkimin Evropian.

Sipas Arben Fetoshit, drejtorit të Institutit “OCTOPUS”, Vuçiq po dërgon mesazhin se Serbia e ndjek integrimin evropian sipas interesave ruse, duke shërbyer si një “kalë i Trojës” në Evropë.

“Prorusi Vulin në konferencën “Rruga e Serbisë drejt BE-së” – Mesazh i qartë apo tallje e Vuçiqit me BE-në?

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin – një nga figurat më proruse e anti-perendimore në politikën serbe dhe njeri i afërt i Vladimir Putinit – po merr pjesë sot në Bruksel në konferencën “Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.

I sanksionuari nga SHBA-të për lidhjet me kriminin dhe ndikimin rus, e “shpjegon” rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, pikërisht nga selia e BE-së.

Duke e dërguar Vulinin në Bruksel, Vuçiq në fakt po dërgon një mesazh të qartë: Serbia e synon procesin e integrimit evropian sipas projeksioneve ruse, “një kalë i Trojës” për t’i shërbyer interesave të Moskës në BE”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika