Begaj vizitë në Kosovë – Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës nga data 10 deri më 12 prill 2025.

Me rastin e kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.

Për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës nga pika kufitare në Vërmicë dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës në rajone të ndryshme të Kosovës, policia do të ndërmarrë masa të përkohshme në trafik.

Në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të shkurtër të qarkullimit, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Vërmicë si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës në rajonet e Kosovës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për këto masa që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e vizitës zyrtare.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika