Vendimi i qeverisë: nafta 1.85 €, benzina 1.74 €

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot një çmim maksimal për naftën, benzinën dhe gazin. Por, qytetarët nuk kanë qenë të kënaqur edhe pse çmimi ka qenë rreth 5 centë më i ulët. Megjithëkëtë, kjo vlen vetëm 24 orë dhe çmimi do të shqyrtohet dhe rregullohet çdo ditë, varësisht nga bursa ndërkombëtare

1 euro e 85 centë – ky është çmimi maksimal që ia ka vendosur një litri naftë Qeveria e Kosovës.

Rregullim të njëjtë ka bërë edhe për benzinës, të cilës çmimin maksimal ia ka vendosur 1 euro e 74 centë.

Megjithëkëtë, ky çmim vlen vetëm për periudhën prej  24 orëshe dhe i njëjti do të shqyrtohet varësisht nga çmimi i karburanteve në bursën ndërkombëtare.

Këto çmime ndërkaq janë parë teksa e kanë përdorur kompanitë e derivateve gjithandej vendit, pak minuta pasi vendimi u bë publik.

Përkundër uljes rreth 5 centë të çmimit, qytetarët përsëri nuk janë të kënaqur.

“Nuk besoje se ju ndihmomë po duhet të jetë një 1 euro e 40 cent ose 1 euro e 30 cent se përndryshe për Kosovë është shumë” ka deklaruar një qytetar.

Ndërsa një qytetar ka thënë se asgjë nuk kanë bërë me vetëm 5 cent zbritje se këtë zbritje e kemi pasur gjithmonë.

Qytetari tjetër ka thënë se kjo duhet të ishte 1 euro 40 cent qysh ka qenë.

Vendimi i qeverisë, sipas kryetarit të shoqatës së naftëtarëve duhet të respektohet, edhe pse sipas tij ka disa gabime.

“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet dhe është respektuar nga naftëtarët. Por, vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë që në ditët në vijim ky gabim do të përmirësohet”, ka thënë Fadil Bërjani – Shoqata e Naftëtarëve.

Fadil Berjani, OEK dhe Shoqata e Naftetareve të Kosovës

Qeveria përmes një udhëzimi administrativ të miratuar në Qeveri nisi rregullimin e çmimeve të derivateve për shkak të rritjes enorme të çmimeve.

Çmimet e karburanteve në Kosovë pësuan një rritje me fillimin e luftës në Ukrainë.

Prej atëherë, çmimet janë rritur me më shumë se 50 për qind.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika