Bad News Eagles mposht ekipin forZe dhe kalon në gjysmëfinale të turneut REPUBLEAGUE

Bad News Eagles ka siguruar vendin në gjysmëfinalen e turneut REPUBLEAGUE, duke mposhtur ekipin rus forZe. Ndërsa, të martën ekipi bNE do të përballet me ekipin fnatic në gjysmëfinale të turneut, fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë çmimin prej 32 mijë dollarësh

BNE ka mposhtur ekipin rus forZe, për të u kualifikuar në gjysmë finalen e turneut

Ekipi shqiptar vazhdon me fitore edhe në turneun REPUBLEAGUE. Tashmë janë edhe dy ndeshje larg për t’u bërë fitues të çmimit të vendit të parë prej 75 mijë dollarësh.

Më në fund Bad News Eagles mposht ekipin forZe, duke e eliminuar nga turneu REPUBLEAGUE dhe duke ia siguruar vetes pjesëmarrjen në gjysmëfinale.

Ndeshja e cila u zhvillua në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit Bad News Eagles.

Në mapin e parë fituan me rezultat 16-9, në të dytin u mposhtën me rezultat 16-12, ndërsa në mapin e tretë arritën që të fitojnë me rezultat 16-12.

Pas fitores ndaj ekipit forZe, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballen me një kundërshtar të ri, për të siguruar finalen në turneun REPUBLEAGUE CS:GO.

Bad News Eagles

Në gjysmëfinale ekipi Bad News Eagles do të takohet me ekipin e famshëm fnatic, të martën duke filluar nga ora 15:00. Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në platformën Twitch, dhe kanalin zyrtar të komentatorit të ekipit bNE, Xhoci.

Kjo do të jetë hera e parë që këto dy ekipe do të takohen ndërmjet vete. Ekipi fnatic së fundmi ka bërë ndryshime të shumta në formacion, ku nënshkroi dy lojtarët e ekipit Copenhagen Flames dhe suedezin HEAP.

Kryesuesi i ndeshjes padyshim se është ekipi Bad News Eagles, të cilët për momentin renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi fnatic renditet në vendin e 35–të.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të kalojë në finale të REPUBLEAGUE, dhe do të sigurojë çmimin prej 32 mijë dollarësh.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika