E treta e vërteta? Kuvendi provon sërish të konstituohet sot

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht njoftoi se seanca e ardhshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot, e shtune, duke filluar nga ora 12:00

Pas dy dështimeve, sot (e shtunë) do të bëhet përpjekja e tretë për të konstituuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca do të nisë me fillim prej orës 12:00.

Seanca e parë konstituive u mbajt më 15 prill, por nuk përfundoi me sukses për shkak të mospajtimeve lidhur me raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve. Në të njëjtën mënyrë dështoi edhe seanca e dytë, e mbajtur më 17 prill, duke i shtyrë edhe më tej procedurat e nisjes së punës së Kuvendit të ri.

Në qendër të mosmarrëveshjes janë aktet e dorëheqjes nga funksionet e dyfishta të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë fituar mandat si deputetë, por mbajnë ende pozita qeveritare.

Ligjvënësit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë refuzuar të votojnë raportin duke kërkuar që këto dorëheqje të dorëzohen zyrtarisht dhe të jenë të dokumentuara në raport. Në mungesë të kësaj, ata pretendojnë se procesi përbën shkelje të kushtetutës e ligjeve dhe se do të krijonte precedent që në të ardhmen do të kontestohej edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Këto dorëheqje kabineti qeveritar i paraqiti në Kuvend pikërisht në ditën e seancës konstituive. Ligji për Qeverinë në nenin 26 parasheh që nëse anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet, ai duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika