Bajrami: LDK do të ngrehë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si kryeministër në detyrë dhe deputetëve të Vetëvendosjes që kanë ushtruar pozita të ministrave, ka thënë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Kjo, siç ka thënë ajo, për shkak se ata kanë ushtruar mandatin për një periudhë që nuk është e lejuar

Hykmete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se partia e saj do të bëjë kallëzim penal ndaj anëtarëve të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë dhe të cilët bënë sot betimin, për ushtrim të funksioneve ekzekutive.

Ajo tha se neni 70 i Kushtetutës thotë “qartë se mandati i deputetit nis me datën e certifikimit të rezultateve”.

Sipas saj, që nga 27 marsi – kur është certifikuar rezultati zgjedhor – anëtarët e Qeverisë – të betuar tashmë si deputetë – kanë bërë shkelje, duke mbajtur postin ekzekutiv.

“Pastaj do të shohim hapat për Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.

Sa i përket kryeparlamentarit, Bajrami tha se LDK nuk ka asnjë kandidat të pranueshëm për këtë post nga LVV-ja.

Vlen të përmendet se, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kreun e Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryekuvendarit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika