Krasniqi takon Lajçakun, flasin për dialogun

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i cili e ka njoftuar atë për zhvillimet e fundit të dialogut

Krasniqi takon Lajçakun, i përsërit qëndrimin e PDK-së se dialogu duhet të mbyllet me njohje reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak, të cilin e njoftuar për qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut.

Ndërsa sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke.

“Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Krasniqi.

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook, duke shkruar se ka diskutuar edhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

“Mëngjesin e sotëm prita në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak”, ka shkruar ai, transmeton Portali Dukagjini.

Po ashtu, Krasniqi ka bërë të ditur se Lajçak e ka njoftuar atë për zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapat që do të ndërmerren.

“Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmerren”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, i dërguari i BE-së për dialogun pritet që të martën gjatë ditës të takojë partitë opozitare. Ai të hënën është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se “Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën e 29 qershorit. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën e 28-qershorit”.

Lajçak: Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve është urgjente

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika