Ndërpritet prapë seanca konstituive, shtyhet për të mërkurën

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për herë të katërt me radhë dhe është shtyrë për të mërkurën.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca bëri të ditur se kërkesa për shtyrje është bërë me qëllim që të shmanget një përsëritje e situatave të mëparshme, kur mungesa e konsensusit mes partive politike pamundësoi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kenë qëndrimin e njëjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike. Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët.

Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne zoti kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, ka thënë Kojnuca.

Kërkesën e tij e ka pranuar kryesuesi i seancës Avni Dehari, i cili e ka shtyrë për të mërkurën, me fillim prej orës 10:00.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika