Haradinaj: AAK e hapur për marrëveshje për kryeparlamentarin, nëse ndryshohet kandidati i LVV-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që ai drejton është e gatshme të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nëse propozimi për kryeparlamentar ndryshon nga ai aktual i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Ai theksoi se AAK është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, në rast se ekziston vullneti për të gjetur një rrugëdalje që do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e qeverisë.

“Edhe në të kaluarën ka pasur negocim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës që ka ndodhur për të bashëkvotuar gjithë parlamenti për kryetarin, ka logjikë për të diskutuar me opozitën edhe kandidati. Një kandidat më koncensual se Haxhiu. Ne kemi dhënë disa mendime, po të ishte ndonjë kandidat tjetër për ta votuar. Jemi të hapur nëse opozita dhe partitë tjera dëshirojmë të gjejnë një rrugë për të kaluar përtej konstituimit të Kuvendit që të fillojë koha për qeverinë, edhe ne si Aleancë jemi të hapur”, ka deklaruar Haradinaj.

Deklarata e tij vjen pas dështimit të dy përpjekjeve për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, për shkak të mungesës së votave të nevojshme.

Në vazhdimin e katërt të seancës konstituive, që u mbajt sot, Glauk Konjufca nuk e propozoi fare kandidaturën e Haxhiut, duke theksuar se situata aktuale kërkon një marrëveshje politike.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika