Osmani uron Ditën e Komunitetit Turk në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Komunitetit Turk të Kosovës, ka uruar qytetarët e këtij komuniteti dhe i ka cilësuar ata urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Kjo ditë është një mundësi e veçantë për t’i afirmuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore që komuniteti turk i ka dhënë dhe vazhdon t’ia japë shoqërisë sonë. Vlerësojmë kontributin e pandërprerë të këtij komuniteti për ndërtimin e një Kosove demokratike, të barabartë dhe ku secili qytetar, pa dallim, ndjehet i respektuar dhe i përfaqësuar”, ka shkruar Osmani.

Për nder të kësaj dite dhe me propozim të përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit turk, Presidentja Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Prof. Dr. Nimetullah Hafız, për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke në Kosovë, si dhe edukimin e brezave të rinj dhe forcimin e harmonisë ndëretnike në vendin tonë.

Osmani, dekoratën do t’ia dorëzojë profesor Hafizit në një ceremoni të veçantë që do të mbahet ditëve në vijim, shkruhet tutje në njoftimin.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika