Rusia sulmon Kievin, 9 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur

Fotografi ilustruese: Makinat digjen pas një sulmi ushtarak rus në Kievin qendror, Ukrainë.

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 60 janë plagosur në një sulm “masiv” me raketa në Kiev, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës. 

Është ndër sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytetin e vendit ku po zhvillohet luftë trevjeçare, raporton BBC.

Autoritetet ukrainase kanë lëshuar një alarm për një sulm me raketa teksa janë dëgjuar shpërthime në të gjithë kryeqytetin herët të enjten.

“Rusia ka nisur një sulm masiv të kombinuar në Kiev”,  ka njoftuar shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës në Telegram.

“Sipas të dhënave paraprake, nëntë persona u vranë, 63 u plagosën”, ka shtuar shërbimi, duke thënë se nga 42 personat e shtruar në spital, gjashtë ishin fëmijë.

Pesë rrethe në të gjithë kryeqytetin kanë pësuar dëme, përfshirë zjarre në garazhe dhe në ndërtesa administrative. Shërbimi shtetëror i emergjencës ka thënë se sulmi ka dëmtuar gjithashtu ndërtesa banimi.

“Kërkimet për njerëzit nën rrënoja janë duke u zhvilluar”, ka njoftuar shërbimi. 

Sulmi vjen pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky se po i dëmton bisedimet e paqes.

Reagimi i Trumpit ka ardhur pas deklaratës së Zelenskyt se Ukraina nuk e pranon Krimenë të aneksuar nga Rusia sepse sipas tij, kjo do të ishte antikushtetuese.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika