FFK në telashe me shtetin, kishte parregullsi në Kuvendin e fundit

FFK-së i dalin probleme me Komisionin për Licencim të Federatave Sportive, pranë Ministrisë së Sportit.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është përballur me probleme të reja me Komisionin Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive, pranë Ministrisë së Sportit. Në një shkresë zyrtare, Komisioni ka evidentuar një sërë parregullsish në Kuvendin e Punës të mbajtur më 5 shkurt 2025.

Ndër shkeljet e theksuara janë: mospërputhje statutore në përbërjen e Komitetit Ekzekutiv, pjesëmarrja e klubeve të palicensuara (KF Istogu dhe KF Besa – Pejë) në votim, si dhe problemet e harmonizimit me Lidhjet Rajonale të Futbollit. Komisioni gjithashtu thekson se anëtarët direkt të FFK-së nuk mund të jenë edhe përfaqësues me të drejtë vote në kuvendet rajonale.

Në fund, Komisioni rekomandon ndryshimin dhe plotësimin e nenit 39 të Statutit të FFK-së.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika