Presidentja Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të Papa Françeskut, që vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Osmani homazhet në bazilikën e Shën Pjetrit i bëri së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe me kardinalin, Ernest Simonin.

“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, ka shkruar Presidentja në Facebook.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika