Ndërtesa ikonike me fytyrën e Skënderbeut në Tiranë flitet se u ndërtua me xhamin e kompanisë së njohur Kosovare!

Ndërtesa ikonike me fytyrën e Skënderbeut në Tiranë flitet se u ndërtua me xhamin e kompanise se njohur Kosovare!

Tiranë, prill 2025 – Një nga veprat më të spikatura arkitekturore në Tiranë dhe më e përfolura në media e rrjete sociale, ndërtesa me fytyrën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është realizuar duke përdorur tërësisht xham të markës së njohur ndërkombëtare AGC, e mundësuar dhe furnizuar nga terminali i kompanisë Gitor Shpk, një prej liderëve në tregtinë e xhamit në Ballkan!

Kjo vepër monumentale, që tashmë ka marrë statusin e një simboli modern të kryeqytetit, përfaqëson një kombinim të jashtëzakonshëm të historisë shqiptare me teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit. Fytyra e Skënderbeut, e përshkruar me mjeshtëri përmes paneleve të xhamit në fasadë, është bërë atraksion turistik dhe një pikë referimi për arkitekturën urbane shqiptare.

Sasia kualitative e xhamit e përdorur në këtë projekt është e prodhimit AGC Glass Europe, një nga prodhuesit më të mëdhenj të xhamit në botë, e njohur për cilësinë, transparencën dhe vetitë termo-izoluese të materialeve të saj. Furnizimi është mbështetur dhe menaxhuar nga terminali i AGC-së në Ballkan Gitor Shpk, kompani kjo me qendër në Kosovë, e cila ka sjellë përvojën e saj shumëvjeçare në projekte të mëdha në rajon.

Kompania Gitor Shpk është themeluar dhe menaxhohet nga biznesmeni Bledian Ramadani, i njohur për dominimin e tij në tregjet e xhamit në Evropën Juglindore dhe Qendrore.

Ndërtesa me fytyrën e Skënderbeut, e cila pritet të shërbejë si qendër multifunksionale për zyra dhe shërbime, jo vetëm që i jep një fytyrë të re Tiranës, por tregon edhe potencialin që kanë kompanitë shqiptare dhe kosovare në ndërtimin e projekteve me ndikim ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika