Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 15 mijë euro në Viti

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra fhsatin Dobelldeh-Binqë të Vitisë. Në njoftim thuhet se shtetasi kosovar me një automjet me targa vendore është ndaluar dhe janë gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg.

Në njoftim thuhet se vlera është rreth 15 mijë euro.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren përgjatë brezit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Si rredhojë e kësaj me datën 29.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën Debelldeh–Binqë (Komuna e Vitisë), njësitet e lartcekura kanë ndaluar një automjet me targa vendore të cilin e drejtonte shtetasi kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg. Vlera përgjithshme e mallit të kontrabanduar vlerësohet rreth 15,000 euro. Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti dhe mallrat janë dorëzuar në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Gjilan.”, thuhet në njoftimin e PK-së

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika