Arifi: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet e vështirë

Heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës mbetet një proces i ndërlikuar dhe i vështirë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për heqjen e tyre dhe mbështetjes brenda bllokut evropian.

Kështu është shprehur profesori universitar Dritëro Arifi, i cili komentoi zhvillimet e fundit në FIVE në TV Dukagjinit.

Arifi tha se edhe pse nuk është e pamundur, procesi për largimin e këtyre masave është “jashtëzakonisht shumë i vështirë”, për shkak të kërkesës për unanimitet nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së.

“Nuk është e pamundur, por është jashtëzakonisht shumë e vështirë. Vështirë ka qenë të vendosen masat, ne nuk i kemi marrë shumë seriozisht në kohën kur janë vendosur, në qershor të viti 2023. Tash është edhe me e vështirë të hiqen, siç janë vendosur ashtu edhe duhet t hiqen, në kuptimin e unanimitetit. Duhet 27 vende të BE-së, të dakordoheshin për një gjë të tillë. Tash për shkak edhe të rrethane që krijohen gjithmonë gjatë rrugës është vështirë me i bë 27 shtet. Shumica e shteteve janë pro heqjes, sepse ato janë edhe të pajustifkushme në një farë masave. Edhe raportuesi i BE-së për Kosovën ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të heqjen e tyre. Dhe  tash varet nga Këshilli i Ministrave se si do të vendosin në takimet e radhët. Por për momentin nuk ka diskonim për heqjen  tyre”, ka thënë Arifi në FIVE.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika