Aktakuzë ndaj zyrtares komunale në Prizren– dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës Sh.O.K, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.Sipas njoftimit, e pandehura, në postin e zyrtares së lartë për Planifikim të Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, ka tejkaluar kompetencat lidhur me dhënien e lejes ndërtimore për projektin e banimit kolektiv.

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se është ngritur ndaj të dyshuares, SH.O.K se ka kryer veprën “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit, e pandehura, në postin e zyrtares së lartë për Planifikim të Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, ka tejkaluar kompetencat lidhur me dhënien e lejes ndërtimore për projektin e banimit kolektiv.

Prokuroria njoftoi të mërkurën se ajo i ka shkaktuar dëm personit E.S., në mënyrë që investuesit M.B-B, me pronar M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin i është dhënë leja.

Po ashtu u tha se është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me lejen ndërtimore, kushtet ndërtimore dhe normativën ligjore.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Sh.O.K., për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, e pandehura Sh.O.K., si person zyrtar – Zyrtare e Lartë për Planifikim pranë Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër – të dëmtuarit, E.S., në atë mënyrë që investuesit M.B-B. SH.P.K, me pronar, M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin është dhënë leja ndërtimore, “Banim Kolektiv, Afarizëm dhe Administratë me Etazhitet 2B+P+5+PH’’, në Prizren, ku në bazë të Super Ekspertizës së punuar nga U.P. “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Arkitekturës, është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me Lejen Ndërtimore, Kushtet Ndërtimore dhe normativën ligjore. Ashtu që, sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga siperfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total. Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. Gjithashtu, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës, që të pandehurës së bashku me dënimin kryesor t’i shqiptoj dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”, vijon njoftimi.


Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika