Dy persona, njëri i mitur, janë arrestuar mbrëmjen e 30 prillit në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut, pasi kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një viktimë të mitur, duke i shkaktuar lëndime në kokë.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar në QKMF Kaçanik për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Glloboqicë, Kaçanik 30.04.2025-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i moshës se mitur, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën e moshës se mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime në kokë. Viktima është dërguar ne QKMF Kaçanik për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.