Dehari: Votimi i fshehtë me fletëvotime fizike, rruga e duhur për zhbllokimin e procesit

Seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nisur këtë të enjte, më 1 maj, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende nuk dihet nëse ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kryetaren e propozuar, Albulena Haxhiu.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka theksuar se, deri më tani, janë bërë disa tentime për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, përfshirë aplikimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka theksuar se rregullorja e Kuvendit parasheh edhe mundësinë e votimit të fshehtë, duke e hapur kështu procesin.

“Deri sot kemi pasur disa tentime, duke marrë parasysh aplikimin në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Bazuar në rregulloren e Kuvendit, ajo parasheh edhe votimin e fshehtë me qëllim të hapjes së procesit. Me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj se rruga e duhur që mund të hapë mundësinë për konstituimin është votimi në mënyrë të fshehtë me fletëvotime fizike,” ka deklaruar Dehari.

Kryesuesi Dehari ka theksuar se kjo mund të jetë mënyra për të vazhduar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme.

LVV ka arritur të sigurojë vetëm 57 vota, ndërkohë që i duhen 61 vota për të kaluar kandidaturën.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë refuzuar të mbështesin kandidaturën e Haxhiut, duke theksuar se nuk janë dakord me propozimin e LVV-së.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika