Dumoshi: MKRS po abuzon me emrin tim, s’ka përfunduar detyrat ligjore për Qendrën Historike të Prishtinës

Vlora Dumoshi nga radhët e LDK-së ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Kulturës, duke e akuzuar se po abuzon me emrin e saj lidhur me ndalimin e punimeve në Komunën e Prishtinës.

Ajo në Facebook, ka sqaruar se gjatë kohës sa ishte drejtoreshë e Kulturës në Prishtinë (2010-2013), për herë të parë u ndërmorën hapa për përfshirjen e Qendrës Historike të Prishtinës në dokumentet strategjike komunale dhe investimin në asetet si Kulla e Sahatit, Hamami dhe Xhamia e Çarshisë.

Si ministre e Kulturës në Qeverinë Kurti I, Dumoshi thekson se e ka mbështetur dhënien e statusit të mbrojtjes për Qendrën Historike, por sipas saj, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë nuk ka përcaktuar ende perimetrin e zonës mbrojtëse, siç kërkohet me ligj.

“Ftoj MKRS të mos e dezinformojë opinionin publik, pasi gjendja dhe dokumentet flasin se vetë ajo nuk e ka kryer punën e përcaktimit të perimetrit,” ka deklaruar Dumoshi, duke kërkuar që gjatë punimeve të sheshit të ruhet hapësira historike.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika