“Vidovdani” mes dy historive

Festa e Vidovdanit, sipas historianëve të Kosovës shfrytëzohet nga ata serb pasi sipas tyre ata nuk e paraqesin historinë ashtu siç është. Madje, sipas tyre gjithë këtë situatë, serbët e përdorin për viktimizim.

“Askush nuk mund ta heq Kosovën nga shpirti im”, kështu thotë një këngë nacionaliste serbe që i kushtohet festës së ashtuquajtur “Vidovdan”.

Kjo këngë i është kushtuar Betejës së Kosovës në të cilën serbët pretendojnë që kanë luftuar vetëm ata.

Por, historianët vendor po thonë që gjithë këtë situatë serbët e kanë keqpërdorur duke e deformuar historinë e vërtetë.

Frashër Demaj thotë se Beteja e Kosovës ka qenë luftë në mes ballkanasve dhe Perandorisë Osmane.

Frashër Demaj – Historianë

“Beteja e Kosovës është keqpërdorur dhe është keqinterpretuar shumë sidomos nga serbët për motive të ndryshme politike dhe prej shfaqjes të nacionalizmit serb në mënyrë krejt jodinjitoze të ashpër dhe ekspansioniste nga viti 1989-të kur është suprimuar autonomia e Kosovës, serbët janë motivuar nga beteja e humbur e Kosovës për të rritur nacionalizmin serb”, ka thënë Demaj.

Ndërsa profesori i historisë, Muhamet Mala interpretimin e historisë serbe e quan mitologji.

Muhamet Mala – Historianë

“Përgjegjësit kryesor për ruajtjen dhe përhapjen e mitit mbi betejën e Kosovës është Kisha Serbe, ajo edhe sot vazhdon të jetë një institucion që e ushqen këtë dhe këtu nuk është problemi i humbjes dhe fitores së kësaj beteje por tek përdorimi i serbeve për tu viktimizuar” është shprehur Mala.

Në vitin 1989-të, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen e siç thuhej bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës. Ky kishte qenë edhe paralajmërimi i luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish-federatës jugosllave.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika