Gara për snajperistë u mbajt në Egirdir të Turqisë, në shkollë të Komandos, kjo garë çdo vit mbledhë shumë ekipe nga shtete të ndryshme të botës, për të garuar me ekipet e tyre të snajperistëve, qëllim i kësaj gare kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja.
Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi kanë bërë të ditur se, gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si; qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barrikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe gjetjen e armikut dhe disiplina të tjera.
Rezultate të larta janë arritur nga ekipi i FSK-së, ku FSK pas renditjes përfundimtare nga shtetet ndërkombëtare u rendit në vendin e pestë.
“Ekipi i FSK-së tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës. Këtë vit në këtë garë morën pjesë gjithsej 26 ekipe nga 12 shtete,” kanë bërë të ditur FSK.
