Konfirmon Policia – Një i vdekur dhe një e lënduar në rrugën “B”

Një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën dhe një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur rreth orës 15:00 në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin se pas pranimit të informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e burrit në vendngjarje, ndërsa gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se të dy kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetimet janë duke vazhduar, ka thënë Ahmeti për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika