Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në Kosovë

Kosova iu  bashkua sot kremtimit të shtatëdhjetë e pesëvjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për Bashkimin Evropian dhe hapi rrugën për një epokë të paprecedentë prosperiteti, paqeje, demokracie, solidariteti dhe bashkëpunimi në Evropë.

Për të shënuar këtë ditë, ngjarjeve të shumta të zhvilluara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, iu bashkëngjit edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, me pjesëmarrjen e ambasadorit Aivo Orav.

Qytetarë të shumtë kishin mundësinë të ndjekin nga afër punimet kreative nga fëmijë të qendrave edukative Bonevet në ekspozitën “Evropa në miniaturë”, si dhe Panairin e Ekipit të Evropës, me kioska të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësimit të Bashkimit Evropian në Kosovë, në të cilat u shërbyen me ushqime dhe pije tradicionale, si dhe u ndanë dhurata për fëmijë dhe familje.

Festimi i Ditës të Evropës ka vazhduar me Karvanin e Ditës së Evropës – aktivitete për fëmijë; Orkestra e Shkollës së Muzikës “Faik Sylka” Rahovec me dirigjent Naser Dula dhe Kori “Okarina”, për t’u përmbyllur në mbrëmje me performancat emocionuese artistike nga DJ Yll Matoshi, Diana Mehmetaj dhe bendi, Majlinda Cikaqi dhe bendi, duke e përmbyllur me Capital T./KP

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika