Konferenca për kriptovalutat në Prishtinë, interesim i madh i qytetarëve për pjesëmarrje

Këtë të shtunë ka filluar konferenca për kriptovalutat në Prishtinë , organizatorët e saj thanë që nuk kanë pritur një numër kaq të madh të pjesëmarrësve, kurse ajo çka ka spikatur është interesimi dhe dija e të rinjve për to, që ka bërë edhe përfaqësues nga Binance të befasohen

Për vitin e dytë me radhë në Kosovë këtë të shtunë filloi konferenca në lidhje me informimin për kriptovaltuat.

E sponsorizuar këtë vit edhe nga vet “Binance” u mbajtën edhe tryeza diskutimi kur të gjithë të interesuarit mund të bënin pyetje vet menaxherit të përgjithshëm të Binance për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ai tha se ajo çka po sheh në Kosovë në lidhje  me interesimin për kriptovaluta e ka befasuar, por që ka një mesazh për ta.

Është kohë perfekte për të investuar në kriptovaluta, mos dëgjoni askënd që thotë se tash është vonë, në fakt jemi ende herët sa i përket kriptove, sugjerimi im është që mos shkoni all in, të  investoni të gjitha përnjëherë, por fillimisht mësoni, kjo pasi që nëse humbisni diçka në fillim për shkak të mungesës së eksperiencës tuaj, ky nuk do të ishte problem për juve”, ka thënë Kyrylo Khomiakov, Menaxher i përgjithshëm i Binance për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ndërkaq, ai thotë që Kosova është shtet i vogël por me interesimin e treguar ka parë që është vend me potencial.

”Jam i impresionuar, kur filluam të flasim për këtë ngjarje prisnim 1000 mijë njerëz, kurse tash kemi më shumë se 4 mijë regjistrime, nuk e di sa njerëz janë këtu por vendi është i mbushur”, ka thënë Kyrylo Khomiakov, Menaxher i përgjithshëm i Binance për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Njëri nga organizatorët e këtij eventi thotë që gjithashtu nuk kanë pritur që të ketë kaq shume njerëz, por ajo çka e ka gëzuar fort është dija që gjeneratat e reja në Kosovë kanë për kriptovalutat.

Masa të na janë të fokusum shumë në pyetje teknike dhe janë të interesum në zhvillim jo në pyetje bazike, kjo edhe është nja prej seneve që i ka lanë shumë përshtypje stafit të binances, e që po dallon prej vendeve tjera e vet na e thanë”, ka thënë Labinot Bajrami, Organizator.

Konferenca për kriptiovalutat vazhdon edhe nesër dhe është e hapur për publikun në Klan Arena në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika