LDK: Zgjidhja e krizës është qeveria gjithëpërfshirëse kalimtare, jo imponime politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë me një deklaratë të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, duke kërkuar formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare si rrugën më të arsyeshme për të tejkaluar krizën politike dhe institucionale që ka paralizuar vendin për më shumë se tre muaj.

Deklarata vjen pas pjesëmarrjes së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, me qëllim të gjetjes së një rruge për të dalë nga bllokada politike.

“Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku morri pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, në përpjekjen për të gjetur zgjidhje për të dalë nga kriza politike dhe institucionale tre mujore e vendit. Pa Kuvend, pa qeveri funksionale; pa drejtim; dhe si rrjedhojë – pa përgjigje për brengat e qytetarëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron obligim politik, moral dhe kushtetues të paraqesë qartazi vizionin dhe qëndrimin politik për tejkalimin e krizës aktuale.

Kriza është pasojë e paaftësisë së partisë së parë për të krijuar shumicën parlamentare, zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimit të Kuvendit.

Çdo përpjekje për të funksionalizuar institucionet pa një shumicë të tillë nuk është tjetër veçse përpjekje për të imponuar arbitrarisht dëshira politike partiake mbi realitetin politik. Së këndejmi, insistim kokëfortë dhe me vetëdije për të përsëritur procesin e dështuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit për herën e gjashtëmbëdhjetë, nuk jep asnjë zgjidhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se gjendja e tanishme nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve, çdo ditë me një qeveri në detyrë që vepron përtej kompetencave kushtetuese, deri në shkelje të rënda penale, është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit.

Me qëllim të zgjidhjes së krizës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë propozimin për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë. Kryesia e LDK-së vlerëson se propozimi i LDK-së për zgjidhjen e krizës është më i përshtatshmi dhe i shërben interesit të vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme, do të sillet me maturi në drejtim të zgjidhjes së krizës.

Lidhja Demokratike e Kosovës fton të gjitha partitë politike që të mbështesin idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare, si rruga më e mirë të zgjidhur krizën e thellë”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika