Shteti e merr në kontroll fabrikën e ujit në Zubin Potok

Institucionet e Kosovës kanë marrë sot nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin Potok, e cila menaxhohej nga strukturat ilegale serbe. Veprimi është ndërmarrë pas kërkesës së ministrisë së Ekonomisë, dy ditë pasi njëjtë u veprua edhe me kompaninë ilegale të ujësjellësit në Mitrovicë të Veriut. Këto veprime u mirëpritën nga përfaqësues komunalë, të cilët tash presin investime.

Këtë mëngjes erdhën në punë si zakonisht, por aty u pritën nga Policia e Kosovës.

Kjo, meqë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” kërkoi nga zyrtarët policorë t’i asistojnë në Fabrikën e Ujit në Zubin Potok, me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë.

Ky është objekti që është marrë nën kontroll nga Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm së bashku me Policinë e Kosovës. Deri tani ishte duke u kontrolluar nga strukturat paralele serbe.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit nuk pranuan të flasin, kurse ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, reagoi me anë të një postimi në Facebook.

“Kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional”, ka thënë Rizvanolli.

E nga Policia thanë se nuk patën ndonjë problem gjatë marrjes së fabrikës nën kontroll.

“Ne kemi pranuar një kërkesë për asistencë, për ujësjellësin për në veri e mandej edhe në Zubin Potok, që janë dy zyre, një fabrikë e ujit”, ka thënë ud. i drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ndërkaq, kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri, tha që tash do ta kenë më të lehtë kryerjen e punëve të planifikuara.

“Gjithçka është menaxhuar nga direktivat e shërbimeve të Serbisë duke i shfrytëzuar dhe mund të themi duke i mbajtë nën okupim objektet pa ofruar shërbimet e nevojshme që kanë qytetarët”, ka thënë Zeqiri.

Ndërkaq, një aksion i ngjashëm dy ditë më parë u realizua në Mitrovicën Veriore, ku është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar”, dhe ka kaluar nën menaxhimin e KRU “Mitrovica”.

Këtë, si lajm të mirë e sheh asamblisti i kësaj komune, Betim Osmani, që tash pret investime nga kjo ndërmarrje, por edhe tek ky gyp në lagjen “Kroi i Vitakut” që ka shpërthyer tash e mbi një dekadë.

“Qysh në vitin 2021 kjo kërkesë është hedhur edhe në buxhetin e Mitrovicës së Veriut, por deri tani nuk ka pasur asnjë intervenim. Siç e shihni, gjithë ky ujë që rrjedh është ujë i pijshëm”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq dje, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është kthyer në pronësi të komunës së Mitrovicës së Veriut objekti i cili deri tash ishte shfrytëzuar nga strukturat paralele, përkatësisht nga e ashtuquajtura Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika