Piraj: Me këto çmime të energjisë s’përballojmë dot Evropën

Burim Piraj, afarist dhe pronar i një kompanie prodhuese, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hyrjen e bizneseve në tregun e hapur të energjisë elektrike nga 1 qershori, duke paralajmëruar pasoja serioze për prodhuesit vendorë.

Në Debat Plus, Piraj ka theksuar se me rritjen aktuale të kostos së energjisë, prodhuesit kosovarë nuk kanë asnjë mundësi të përballojnë konkurrencën me tregun evropian.

“Është rrezik i madh me përballu konkurrencën e Evropës prodhuesit vendor kosovarë, nëse neve kostoja e prodhimit na rritet kështu siç po rritet, kemi me pas probleme serioze. Edhe institucionet duhet ta kenë këtë parasysh”, ka deklaruar Piraj.

Ai ka kritikuar vendimin për kalimin në tregun e lirë në këtë fazë, duke e cilësuar të gabuar dhe të rrezikshëm për ekonominë vendore.

“Nuk bën ky ligj që është marrë hapi për me rrit energjinë për me dalë në tregun e lirë, në këtë moment nuk bën kurrqysh me ec përpara”, ka thënë ai.

Piraj kërkoi ndërhyrje të Qeverisë që, sipas tij, duhet të marrë masa për të detyruar KESCO-n të furnizojë bizneset prodhuese me çmime të pranueshme.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika