“Krim me pabesi dhe dinakëri”: Avokati Berisha rrëfen detaje tronditëse për vrasjen e Bedri Rexhepit

Avokati Besnik Berisha, i ftuar në emisionin “Five”, ka dhënë një rrëfim tronditës për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, duke e cilësuar rastin si një nga më të rëndët që ka përjetuar Kosova pas luftës.

Berisha, i cili përfaqëson familjen e të ndjerit, theksoi se kjo ngjarje ka lënë plagë të thella emocionale, duke u shoqëruar me muaj të tërë vuajtjesh dhe ankthi për familjen Rexhepi.

“Realist, ashtu e kam përkufizu edhe në fjalën përfundimtare në gjykatë – ishte një nga rastet më trishtuese që është përballur Kosova në dy dekada e gjysmë. Një krim i kryer me dinakëri dhe pabesi të thellë,” – u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se vrasja nuk ka qenë aksidentale, por një akt i planifikuar deri në detaje, për një shumë të caktuar parash që të dënuarit kishin besuar se do ta përfitonin.

“U provua që kishte një plan. Vëllai i vogël kishte shkuar më herët për ta përgatitur terrenin. Më 8 dhjetor, ditën kur Bedriu u ekzekutua, ata e thirrën, organizuan gjithçka, zgjodhën rrugën, vendin – një zonë që e njihnin mirë. E çuan në Ship dhe e vranë. Të nesërmen u kthyen, e morën trupin dhe e varrosën në kushte të mjerueshme në Graqanicë.”

Berisha zbuloi se në momentet para hedhjes së kufomës në makinë, njëri prej autorëve kishte shpërthyer emocionalisht:

“Më ka thënë: ‘I qofsh falë kësaj xhenazeje se do ta digjja shtëpinë!’ – sepse ishin ngatërruar gjatë zbritjes së kufomës nga kati i tretë.”

Sipas avokatit, ky ishte një krim që përfshinte edhe përpjekje për zhdukjen e provave, pasi autorët kishin menduar se nëse nuk gjendej trupi, nuk mund të vërtetohej krimi.

“Ata mendonin, si në filma, që nëse nuk gjendet trupi, nuk ka krim të provuar. Por drejtësia funksionoi. U provua gjithçka, u gatu për muaj me radhë dhe u ekzekutua në mënyrën më të pashpirt.”

Gjykata ka shpallur fajtorë vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, duke i dënuar me burgim të përjetshëm për këtë krim makabër që ka tronditur opinionin publik dhe ka lënë pasoja të thella në familjen Rexhepi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika