Tahiri: Në Kosovë sot perspektivë kanë vetëm familjarët e këtyre që janë në pushtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Abelard Tahiri, ka thënë se nuk ka ndryshim sa i përket qëndrimit të partisë për votimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Derisa ka folur për Qeverinë në detyrë, ai ka thënë se në Kosovë perspektivë kanë vetëm familjarët e atyre që janë në pushtet. 

“Në krye të detyrës o  kemi disa njerëz që nuk mendojnë për njerëz dhe halle të tyre, përkundrazi ia kanë vënë lakun në fyt edhe atyre bizneseve që e bëjnë paranë kryesore në sektorin privat. Ne jemi këtu me çu në shtëpi këtë Qeveri dhe me sjellë një qeveri që është në krye të detyrës dhe që arrin t’i trajtojë problemet e qytetarëve. Këta janë për vëllezërit e tyre, motrat e tyre. Këtu në këtë vend sot perspektivë kanë familjarët e tyre”, ka thënë ai para fillimit të seancës konstituive.

Se s’ka ndryshim në qëndrimin e PDK-së për votimin e kandidates së VV-së për kryeparlamentare, ka konfirmuar edhe deputeti Nait Hasani. 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika