Izmaku: Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se kreu i kësaj partie Fatmir Limaj meriton të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku është deklaruar para nisjes së seancë konstituive.

Ajo s’ka konfirmuar nëse ka pasur ndonjë takim të ri me Lëvizjen Vetëvendosje, por ka thënë se mendimi i Nismas është se Limaj i duhet Kuvendit të Kosovës. 

“Nisma konsideron se Kuvendit të Kosovës në këto momente i duhet z. Limaj. Një figurë e cila kish sjell koncesus. Mendojmë se kryetari i Kuvendit ka nevojë të sjellë njëfarë koncesusi mes deputetëve e për procese që e presin Kosovën në të ardhmen”, tha Izmaku para vazhdimit të seancës konstituive. 

Ajo ka thënë se nuk beson se ka pasur takim të ri mbrëmë. 

Sa i përket nëse ndihet mirë për marrjen e rrogës së parë si deputete, ndonëse nuk është konsistuar ende Kuvendi, Izmaku ka thënë se asnjë deputet nuk ndien ndonjë lloj krenarie me këtë. 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika